Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhe – Shkoder ditën e sotme, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Një turis i huaj, 58-vjeçar suedez, ka humbur kontrollon e motorit, duke u përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kurse policia shoqëroi për hetime drejtuesin 67-vjeçar.

“Te kryqëzimi i Gjadrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. Sh., 67 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin suedez, G. P., 58 vjeç, i cili ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes. 67-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme”, njoftoi policia vendore pas hetimeve paraprake.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu