Gjashtë persona mbetën të plagosur mes të cilave katër gra pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites të së shtunës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të Urës me Harqe.
Të plagosur mbeten drejtuesit dhe pasagjeret e dy mjeteve dhe u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjell dhe dëmtime të shumta te mjeteve, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Nga te veprimet paraprake bëhet me dije se parakalimi i gabuar i njëri prej mjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.