Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën, ku njëra është përmbysur në asfalt.
Paraprakisht mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes pritet të japë më shumë detaje.






