Nje aksident i rende rrugor u shenua ne oret e para te mengjesit tek varrezat katolike te Rrmajit, ne lagjen Skenderbeg ne Shkoder. Drejtuesi i nje motorciklete humbi kontrollin dhe u aksidentua duke marre plage te renda. Ambulanca dhe policia mberriten ne vendngjarje, ku ky shtetas u dergua me urgjence ne spitalin e Shkodres. Dyshohet se ai humbi kontrollin nga lageshtia dhe shpejtesia ne levizje.
Informacion paraprak/Rreth orës 10:30, në lagjen “Skenderbeg”, shtetasi P. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë, është vetërrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






