Një aksident i rëndë është regjistruar në Kukës paraditen e sotme. Mësohet se një automjet ka rënë në humnerë. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, shtetasi A.I, 46 vjeç.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.