Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Vetura me të cilin po lëviznin ka rënë në Liqenin e Badocit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës konfirmoi se ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23:00.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, – tha Policia e Kosovës.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi tha se dy nga trupat e viktimave janë gjetur në ujë, ndërsa njëri nga ta kishe mbetur brenda veturës.

Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njërin që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur. Pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, shtoi Gashi,citon klankosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu