Katër persona mes tyre tre të mitur humbën jetën pasi makina ku udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me muret e një shtëpie të pabanueshme.
Aksidenti i rëndë u shënua në Reggio Emilia mbrëmjen e së dielës 30 tetor 2022, bëjnë të ditur forcat zjarrfikëse.
Mësohet se në bordin e makinës kanë qenë 5 persona, pjesëtarë të një familjeje, shkruajnë mediat italiane.
Burri është në gjëndje të rëndë, ndërkohë që viktimat janë një grua 22 vjeçe dhe tre fëmijët që udhëtonin me ta.
Burri i cili ishte shoferi është dërguar në gjëndje të rëndë në spital, ndërkohë që tre fëmijët që humbën jetën në aksident janë të moshës 2, 10 dhe 12 vjeç. Familja me origjinë shqiptare po udhëtonte në makinë kur automjeti u përplas me murin. Makina është shkatërruar plotësisht.