Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, në fshatin Parantoro në Montalto Uffugo, pas një aksidenti me makinë. Ndihma e shpejtë nuk arriti të shpëtonte shqiptarin i cili vdiq në vend. I riu ka humbur kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe është përplasur me një pemë. Djali  me origjinë shqiptare punonte në një firmë vendase me kontratë të rregullt pune. Pas përplasjes ai mbeti i bllokuar brenda makinës, aq sa në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu