Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre me drejtues shtetas ukrainas.
Nga përplasja e fortë, dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.