Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, nga Shkodra e quajti injorante opozitën për akuzën e saj se po kërkohet një zgjatje e mandatit të tij përmes propozimit të ligjit nga dy deputetë të PS.

Reforma në Akademinë e Shkencave nuk lidhet me persona të veçantë sipas Gjinushit.

“Akademia është në rrugë të mbarë dhe pavarësisht se çfarë mund të thotë ndonjë që vazhdon refrenin e 10 vjetëve kuptohet se reformat nuk kanë lidhje me persona të veçantë, ne nuk reformojmë dot individë, reformojmë institucionin.” Pyetje: Është injorante opozita?

“Si frazë është injorant, çfarë do me thënë zgjat mandatin?”

I vendosur në qendër të kritikave nga akademiku, Artan Fuga apo Ledi Shamku, kryeakademiku Gjinushi tha se ato janë individë që nuk përfaqësojnë komunitetin e akademikëve apo universiteteve.

“Çfarë thotë Fuga nuk përputhen fare me matematikën. 1-2 individë nuk janë asgjë. Po nuk të shau dhe i ligu duhet të shohësh se nuk je mirë. Këta lloj individësh nuk mund të kthehen në lajm se pastaj dhe media kthehet vetëm në përhapëse perversitetesh”.

Deklaratat Gjinushi i bëri pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu