Akademia e Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar nisjen e punës për sezonin e ri, duke prezantuar stafin teknik që do të udhëheqë grupmoshat e saj gjatë këtij viti sportiv. Me objektivin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e së ardhmes, klubi shkodran ka strukturuar një ekip të përzgjedhur profesionistësh në çdo kategori.
Në krye të Akademisë do të jetë Alban Hasani si drejtor, ndërsa Ndriçim Shtubina do të mbajë rolin e përgjegjësit teknik.
Stafi i trajnerëve për grupmoshat është si vijon:
-
U19: Elvis Plori dhe Ylad Pirani
-
U17: Amarildo Belisha dhe Ivo Shestani
-
U16: Haris Dalipi dhe Khaled Hoxha
-
U15: Malvin Meçarovi dhe Gjon Kola
-
U14: Edmond Doçi dhe Xhengis Bandula
-
U13: Valdano Nimani
-
U11: Safet Osja
-
U9: Arben Permeza
Për përgatitjen e portierëve do të kujdesen Ali Shpuza dhe Eli Dervishaj, ndërsa në shërbim të lojtarëve do të jenë edhe stafi mjekësor: Blerim Jukaj, Alban Smajli dhe Melvit Murrçaku.
Akademia Vllaznia i uron suksese të gjithëve në këtë sezon të ri, me shpresën për rritjen dhe afirmimin e talenteve të rinj që do të jenë e ardhmja e klubit dhe futbollit shqiptar!