Kadastra Shqiptare vijon me punën për regjistrimin digjital të pronave.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi mëngjesin e sotëm shprehet se ky proces i regjistrimit në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.
“Mirëmëngjes dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Edhe qytetarët nga ana tjetër shprehen të kënaqur për këtë proces të regjistrimit të pronave.
“Më vjen mirë që po bëhet regjistrimi i tokave dhe pronave që i kemi të trashëguar nga të parët tanë. Punonjësit na kanë treguar dhe shpjeguar çdo gjë për këtë proces”, tha Besar Peci, një banor i fshatit Lekbibaj, Tropojë.
Sipas qeverisë, pas përfundimit të regjistrimit digjital, qytetarët do të mund të marrin shërbime të kadastrës në mënyrë tërësisht online përmes portalit e-Albania, pa pasur nevojë për kontakte fizike me sportelet.