Accor, një nga grupet hoteliere kryesuese në botë, njofton sot nënshkrimin e një marrëveshjeje me Ulk Invest sh.p.k për hapjen e Swissôtel Vlora, një resort bregdetar me 99 dhoma në Radhimë, një fshat piktoresk turistik i vendosur në rivierën mahnitëse shqiptare. Hapja e hotelit parashikohet në vitin 2028, dhe kjo marrëveshje shënon debutimin e markës premium në Shqipëri.

E themeluar në vitin 1980, Swissôtel është bërë sinonim i dizajnit intuitiv, rehatisë bashkëkohore dhe vitalitetit të kulturës zvicerane. Sot, me mbi 30 prona në mbarë botën, marka i frymëzon klientët me energjinë alpine dhe dëshirën për të eksploruar botën, për të zbuluar shpërblimet e vërteta të jetës dhe për të përqafuar mundësitë për të jetuar mirë.

Nënshkrimi i marrëveshjes për Swissôtel Vlora ndërtohet mbi praninë në rritje të Accor në vend, e cila përfshin Mövenpick Hotel Lalëz Durrës, Mercure Tirana, Green Coast Hotel MGallery Collection –  si dhe njoftimin, më të fundit, për Pullman Durrës, që pritet të hapet në vitin 2028

Frank Reul, Nënkryetar – Zhvillimi Accor Premium, Midscale & Economy, Europa Lindore, Ballkani, Italia & Greqia, tha:
“Industria e turizmit në Shqipëri po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, dhe Vlora është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga destinacionet më tërheqëse të rajonit. Duke sjellë Swissôtel këtu, ne u ofrojmë udhëtarëve jo vetëm një resort me pamje mahnitëse dhe shërbime premium, por edhe mundësinë për të përjetuar vitalitetin, ekuilibrin dhe qasjen tonë të qëndrueshme zvicerane.”

Hoteli do të zhvillohet në bashkëpunim me ULK Invest sh.p.k, në bazë të një marrëveshjeje menaxhimi me Accor.

Shqiprim Jakupi, Drejtor i Përgjithshëm i ULK Invest sh.p.k, shton:
“Bashkëpunimi me Accor, një nga grupet hoteliere kryesuese në botë, është një mundësi e vlefshme për ne që të rritemi dhe të sjellim markën Swissôtel në Shqipëri. Ky projekt e forcon ofertën e turizmit premium në vendin tonë, e cila po zhvillohet me ritme dinamike dhe po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Ne jemi të bindur se Swissôtel Vlora do ta pasurojë Rivierën Shqiptare me një përvojë unike mikpritjeje dhe se bashkëpunimi ynë do të sjellë përfitime afatgjata, duke e pozicionuar më tej Shqipërinë si një destinacion kyç në rajon.”

E vendosur mes Detit Adriatik dhe peisazheve malore, Swissôtel Vlora do të mishërojë përzierjen karakteristike të mikpritjes zvicerane, dizajnit bashkëkohor dhe qëndrueshmërisë së qëllimshme. Resorti do të ketë dhoma elegante me pamje panoramike, tarraca të gjelbra dhe një pishinë “infinity”, me arkitekturë që ndërthuret në mënyrë harmonike me mjedisin natyror.

Klientët do të përjetojnë një eksperiencë autentike Swissôtel – një eksperiencë që promovon mirëqenie, vitalitet dhe ekuilibër. Objektet do të përfshijnë një restorant të markës Swissôtel që kremton përbërësit e freskët lokalë, një restorant panoramik, një bar elegant në holl, një qendër wellness dhe spa, pishina të brendshme dhe të jashtme, një qendër moderne fitnesi, si dhe hapësira të përshtatshme për takime dhe evente.

Me këtë hapje, Swissôtel vazhdon të zgjerohet në mbarë Evropën dhe Mesdheun, duke iu bashkuar një rrjeti të dalluar që përfshin Swissôtel Resort Kolašin në Mal të Zi, Swissôtel Poiana Brașov në Rumani, Swissôtel Tashkent dhe Swissôtel Tbilisi në Gjeorgji, duke forcuar pozicionin e saj si një lider në mikpritjen premium të qëndrueshme.

Hotelet Swissôtel janë pjesë e ALL Accor, programit të njohur të besnikërisë dhe platformës së rezervimeve që përmirëson përvojën gjatë dhe pas çdo qëndrimi.


Rreth Accor

Accor është një grup botëror lider në fushën e mikpritjes, që ofron akomodime dhe përvoja në mbi 110 vende me mbi 5,700 hotele dhe resorte, 10,000 bare dhe restorante, qendra mirëqenieje dhe hapësira fleksibël pune. Grupi ka një nga ekosistemet më të larmishme të mikpritjes në industri, që përfshin rreth 45 marka hoteliere nga luks në ekonomi, si dhe sektorin e stilit të jetesës me Ennismore.
ALL Accor, platforma e rezervimeve dhe programi i besnikërisë, mishëron premtimin e Accor gjatë dhe pas qëndrimit në hotel dhe u jep anëtarëve qasje në përvoja unike.
Accor është i përqendruar në nxitjen e veprimeve pozitive përmes etikës së biznesit, turizmit të përgjegjshëm, qëndrueshmërisë mjedisore, angazhimit ndaj komunitetit, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.
Misioni i Accor pasqyrohet në qëllimin e grupit: Të udhëheqë artin e mikpritjes së përgjegjshme, duke lidhur kultura me kujdes të sinqertë.
I themeluar në vitin 1967, Accor SA ka selinë në Francë. I përfshirë në indeksin CAC 40, grupi është i listuar publikisht në bursën Euronext Paris (ISIN: FR0000120404) dhe në tregun OTC në Shtetet e Bashkuara (Ticker: ACCYY).
Për më shumë informacion, vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në X, Facebook, LinkedIn, Instagram dhe TikTok.

Kontakte për media:

Agnieszka Kalinowska
Senior Manager, Media Relations & PR Poland & Eastern Europe
📧 [email protected]

 

 

….

 

 

Press Release
 
 
OCTOBER 6ST 2025
 

Accor To Launch Swissôtel Brand In Albania

 

Accor, a world-leading hospitality group, today announces the signing of an agreement with Ulk Invest Sh.p.k, a real estate and investment company focused on developing premium hospitality projects, to open Swissôtel Vlora, a 99-room seaside resort, which will be located in Radhimë, a picturesque town on the stunning Albanian Riviera. Expected to open in 2028, the signing of the hotel marks the debut of the premium brand in Albania

Founded in 1980, Swissôtel has become synonymous with intuitive design, contemporary comfort, and the vitality of Swiss culture. Today, with more than 30 properties across the globe, the brand infuses guests with the vitality of Alpine energy and inspiration to explore the world, discover life’s true rewards and embrace opportunities to live the good life.

 

The signing of Swissôtel Vlora builds on Accor’s growing presence in Albania and follows a host of recent additions, such as Mövenpick Hotel Lalëz Durrës, Mercure Tirana, Green Coast Hotel MGallery Collection, as well as the signing of Pullman Durrës, expected to open in 2028.

 

Frank Reul, Vice President – Development Accor Premium, Midscale & Economy, Eastern Europe, Balkans, Italy & Greece, said: Albania’s tourism industry is experiencing remarkable growth, and Vlora is on track to become one of the region’s most attractive destinations. By introducing Swissôtel here, we are offering travellers not only a resort with breathtaking views and premium amenities, but also the opportunity to experience our signature Swiss vitality, balance, and purposeful approach to sustainability.

 

The hotel will be developed in collaboration with ULK Invest sh.p.k, under a management agreement with Accor.

 

Shqiprim Jakupi, General Director of ULK Invest sh.p.k, adds: Partnering with Accor, one of the world’s leading hospitality groups, is a valuable opportunity for us to grow and introduce the Swissôtel brand to Albania. This project strengthens the premium tourism offer in our country, which is growing dynamically and attracting more international travellers every year. We are confident that Swissôtel Vlora will enrich the Albanian Riviera with a distinctive hospitality experience and that our cooperation will bring long-term benefits, further positioning Albania as a key destination in the region.

 

Nestled between the Adriatic Sea and dramatic mountain landscapes, Swissôtel Vlora will embody the brand’s signature blend of Swiss hospitality, contemporary design and purposeful sustainability. The resort will feature elegant rooms offering panoramic views, green terraces and an infinity pool, with architecture that achieves seamless integration with the natural surroundings.

 

Guests will discover an authentic Swissôtel experience – one that encourages well-being, vitality, and balance. Facilities will include a signature Swissôtel restaurant celebrating fresh, local ingredients, a panoramic restaurant, a stylish lobby bar, a wellness and spa area, indoor and outdoor swimming pools, a modern fitness centre, as well as versatile meeting and event spaces.

 

With this opening, Swissôtel continues to expand across Europe and the Mediterranean, joining a distinguished network that includes Swissôtel Resort Kolašin in Montenegro, Swissôtel Poiana Brasov in Romania, Swissôtel Tashkent and Swissôtel Tbilisi in Georgia, reinforcing the brand’s position as a leader in sustainable premium hospitality.

 

Swissôtel hotels are part of ALL Accor, the renowned loyalty programme and a booking platform that enhances the experience during and beyond each stay.

 

ABOUT ACCOR

 

Accor is a world leading hospitality group offering experiences across more than 110 countries, with 5,700 properties, 10,000 food & beverage venues, wellness facilities or flexible workspaces. The Group has one of the industry’s most diverse hospitality ecosystems, encompassing more than 45 hotel brands from luxury to economy, as well as Lifestyle with Ennismore. Accor is focused on driving positive action through business ethics, responsible tourism, environmental sustainability, community engagement, diversity, and inclusivity.  Founded in 1967, Accor SA is headquartered in France and publicly listed on Euronext Paris (ISIN code: FR0000120404) and on the OTC Market (Ticker: ACCYY) in the United States. For more information, please visit group.accor.com or follow us on X, Facebook, LinkedIn, Instagram and TikTok.

 

Contacts media relations
 
 
Agnieszka Kalinowska

Senior Manager Media Relations & PR Poland & Eastern Europe

[email protected]

 

 

 
   

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu