Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Kevin C. është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë që në 11 shtator 2020, i riu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15 vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin C., por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu