Screenshot

Situata e aborteve në vendin tonë mbetet shqetësuese edhe pse vitet e fundit kanë pësuar një rënie. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 180 aborte për 1000 lindje. Akoma më shqetësuese mbeten shifrat e aborteve në grupmoshën 15-19 vjec ku vajzat 18 vjeçare shënojnë nivelin më të lartë të ndërprerjeve të shtatëzanizë me rreth 170 aborte për 1000 lindje.

 “Jo vetëm tek adoleshentët por edhe tek moshat e tjera nuk deklarohen pasi bëhen aborte me tablet me pilula që është një zgjedhje shumë e mirë me atë që quhet kryetazh ose pastrim. Një pjesë e aborteve mund të jenë me shkak mjekësor, pra nuk janë aborte të dëshirueshme mund të themi, mund të jenë aborte spontane, të cilat ndodhin tek ciftet e rinj. Paqëndrueshmëria e ciftit, ka dhe cifte që fejohen martohen shpejt por edhe nga të dhënat që kemi tani nuk është një moshë që femra ka një maturi të plotë. Të bëhesh nënë duhet të kesh pjekurinë e duhur, të kesh dhe stabilitetin finaciar, të kesh dhe një punë të mirë. Në këtë moshe e ndjejnë veten të papërgatitur për një shtatëzani”, tha Ernald Zeqja, mjek Obstetër-Gjinekolog.

Ernald Zeqja, shprehet se vitet e fundit është rritur ndjeshëm ndërgjegjësimi mbi kryerjen e kontrolleve periodike, edukimin seksual dhe parandalimin e aborteve duke ndikuar në uljen e shtatëzanive të padëshiruara.

“Mendoj që është rritur shumë informacioni tek adoleshentët, është rritur mbrojtja. Disa adoleshenntë të kësaj grupmoshe paraqiten me nënat e tyre, prindërit kanë edhe një komunikim të të mirë me fëmijët e tyre. Eshtë shumë e rëndësishme që një adoleshente të paraqitet sa më herët tek gjinekologu kur ka një vonesë cikli, kur mendon që mund të ketë një shtatëzani. Nënat e këtyre adoleshentëve sot janë më të ndërgjegjësuara, grupmoshat ku ne shikojmë një ndryshim në mentalitet, kontrolle të rregullta, paraqiten për vizita nuk i lënë gjërat pas dore”, shtoi ai.

Bluzat e bardha kane edhe një apel për të gjitha vajzat të cilat kryejnë aborte.

“Apeli i gjinekologëve është parandalimi, të mos arrijmë deri në këtë pikë, por në qoftë se arrijmë tek pika kur shtatëzania ka ndodhur, të paraqiten tek  mjeku gjinekolog, të flasin me familjen. Trajtimi kur parqiten vonë bëhet shumë i vështirë nga ana emocionale, psikologjike etj”, tha Zeqja

Sipas OBSH, 6 nga 10 shtatzëni të padëshiruara përfundojnë me abort të induktuar. Rreth 45% e aborteve janë të pasigurta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu