Shkodër/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muriqani”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Transportonte 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Ibrahim Selimaj 39 vjeç, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu