Nga Eliona Shkreli/ Për të gjithë ata që kanë harruar!
Në korrik të 2018-tës pas një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj malazeze, u nënshkrua (si dje) një marrëveshje për ndërtimin e një pike të re kufitare në Zogaj – Skje e cila do lidhte Shkodrën me Krajën e Malit të Zi!
Pala malazeze e ka përmbushur marrëveshjen duke rikonstruktuar rrugën ndërsa ajo shqiptare as sot, pas pothuajse 5 vitesh nuk ka filluar akoma të vendosë as gurin e parë në përmbushjen e asaj marrëveshje!
Prandaj Shkodra nuk beson dhe nuk harron, sepse premtimet rilindase janë kthyer në “bukë e djath” për Shkodrën e cila prej 10 vitesh vazhdon të jetë e persekutuara e qeverisë përsa I përket investimeve dhe zhvillimit. Këtij qyteti e qarku I premtohet me pompozitet sa herë ka zgjedhje dhe gjithçka venitet pas humbjes që PS merr zgjedhje pas zgjedhjesh.
Pse nuk I besoj marrëveshjes së rradhës që u zhvillua dje në Mal të Zi mes dy qeverive?
Fakti flet vetë…
Realiteti tregon se pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara, kryeministri I vëndit tonë premton por nuk zbaton, nënshkruan por edhe ‘fshin’ firmat e Tij. Ka treguar gjithmonë “pabesi” ndaj Shkodrës, duke mos zbatuar asnjë nga projektet që vetë kandidatët e tij kanë premtuar me të madhe në kohë fushatash zgjedhore!
Edi Rama dhe kandidati I Tij (jo zyrtar) po bëjnë të njëjtën gjë dhe sot…Ne prag të 14 majit, po krijojnë imazhe të mbledhjeve e premtimeve strategjike e zhvillimore për Shkodrën, por “fundi daltë hajr” për Ta se për Ne e dimë fatin e këtyre projekteve!
Prandaj I nderuar kandidat rilindas, pavarësisht përpjekjeve, premtimeve, fotove e takimeve, ke shumë ‘difiçite’ të cilat t’i ka krijuar shefi Yt I madh gjithë këto vite të qeverisjes së Tij dhe që do t’i ‘vuash’ edhe Ti pas 14 majit.
Shkodra nuk harron, mos e harro këtë fakt!






