Ekipi i Vllaznisë i është rikthyer sot sërish stërvitjeve duke nisur në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit që do të luhet të mërkurën në Shkodër. Por përpara se futbollistët të zbresin në fushën e stërvitjes, ata bashkë me stafin teknik kanë zhvilluar analizën e ndeshjes së kaluar me Kastriotin, duke nxjerrë edhe mësimet e duhura nga kjo disfatë dhe sigurisht për të marrë masat që ato gabime të mos përsëriten në të ardhmen…