Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të Abissnet Superiore ku rezultatet surprizë nuk munguan.
Tirana është mposhtur 0-2 në Air Albania nga Teuta. Golat për Djemtë e Detit u realizuan nga Emiliano Vila 28′ 78′.
Kujtojmë se durrsakët mbetën me një lojtar më pak pasi Gruda u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në minutën e 73′.
Tirana mbetet në vendine parë me 40 pikë, ndërsa renditet e 6-ta me 31 pikë.
Në ndeshjen e radhës, bardheblutë luajnë derbin me Partizanin, ndërsa Teuta pret Vllazninë.
Ndërkohë, humbje ka pësuar edhe Vllaznia e cila është mposhtur 0-1 në Loro Borici nga Kastrioti.
Goli i vetëm që i dha fitoren krutanëve u realizua nga Mihana 30′.
Vllaznia mbetet e 3-ta me 35 pikë, ndërsa Kastrioti ngelet sërish në fund të tabelës me vetëm 23 pikë.