Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia takim me rininë. Gjatë fjalës së tij Spahia ka theksuar: Një rini e angazhuar, kontributi më i mirë që i bëhet vendit.

Diskutimi me rininë është gjithmonë i frytshëm, pasi kush më mirë se ata mund të flasin për situatën e një qyteti, si e shohin zhvillimin dhe të ardhmen e tij.

Të rinjtë e qëndrës rinore “Arka” ndanë në zyrën time aq shumë ide, parashtruan problematika, me të cilat përballet kjo moshë dhe ofruan zgjidhje sipas këndvështrimit të tyre. E gjitha kjo ishte një bisedë sa konstruktive aq edhe frymëzuese, pasi për modele të tilla kemi aq shumë nevojë për të çuar përpara projektin dhe vizionin tonë për Shkodrën.

Një rini e angazhuar është kontributi më i mirë që mund t’i bëhet vendit, prandaj ftesa ime për to dhe çdo bashkëmoshatar të tyre ishte që të mos ndalen së ndjekuri ëndrrat, por duke e projektuar të ardhmen në Shkodër dhe Shqipëri. Tek unë dhe bashkia Shkodër do të gjejnë gjithmonë hapësirat për të dhënë kontributin e tyre, aq i domosdoshëm sot për vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu