Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Prokurorisë për të ashtuquajturën “Organizata Hakmarrja për Drejtësi”.
Togat e zeza u shprehën përmes një vendimi në Dhomë Këshillimi se, “nuk ka ekzistuar kurrë si e tillë dhe akuzat ndaj saj janë të fabrikuara politikisht nga persona të interesuar”.
Vendimi është përfundimar duke lënë në fuqi dhe konfirmuar vendimin e mëparshëm të vitit 2017 të Apelit me të njëjtin argument.
Ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda kishte dhënë vendimin në të njëjtin vit duke shfajësuar të gjithë personat e përmendur në këtë dosje.
Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.
Ai bashkë mes 10 personave kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda.