Ditën e hënë do të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.
Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Të hënën më 27 Shkurt mbahet mbledhja e qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë
Vendi: Ndërtesa e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU)
Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Seanca e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).
Adresa: Rruga “Rista Stijovića 5”, në Podgoricë.
Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.
Programi i mbledhjes së përbashkët do u dërgohet mediave të interesuara.