Ballina Bota Tërmetet e fundit në Turqi/ Njerëzit në panik, evakuohen spitalet, pacientët nxirren...

Tërmetet e fundit në Turqi/ Njerëzit në panik, evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të shkallës rihter goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë, teksa pasgoditjet vijojnë.

Informacionet e para thonë se disa ndërtesa janë shembur dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët po barten për në oborr pasi që nuk ka siguri. Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks