Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola në Rrogozhinë. Të dyja skuadrat e nisën lojën me një ritëm të ulët, duke mos prodhuar shumë raste në pjesën e parë. Në të dytën ndryshoi diçka në lojën e ekipeve, por sërish pa gjetur golin.
Gjithashtu pati dhe disa momente proteste nga ana e shkodranëve, të cilët kërkonin një karton të kuq për Duamenën, me këtë të fundit që shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutën e 64’.