Ish-kryeparlementarja Jozefina Topalli mbajti fjalën e saj në protestën para Kuvendit ku tha se në tre dekada s’ka ndodhur kurrë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar.
Topalli tha para protestuesve se kryetaren e kuvendit “e paskan fshehur sot”, ndërsa shtoi se më 3 mars do të ketë protestë të madhe.
“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar që ai të ndihet i sigurt kur të shkojë në parlament, në këto tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita të kërkojë komision të mos e japë, gjëra më e pabesueshme është që zonja thotë që kemi pezulluar një ligj për komision hetimor. Kryetaren e Kuvendin e paskan fshehur sot. Fuqia e korruptimit ka bërë që Shqipëria të vuajë, me para për 10 vite bleu kryetarin e opozitës, ka blerë deputetë, pushteti i korruptimi është gjëra më e tmerrshme më e fortë sa burgu dhe internimi ndaj vjen një moment që njeriu thotë prit pak. Ka momente që ndihemi të pafuqishëm për tu përballur me padrejtësinë, nuk ka lartësi më të fortë se protesta, kush vendos gënjeshtrën para së drejtës, ai që ul kokën kur padrejtësia triumfon nuk e meriton që të jetë i lirë, në 9 vite 900 mijë shqiptarë janë te përzënë nga Shqipëria, sot lajm i fundit ishte se lindshmëria është ulur, nuk janë të sigurt për të rritur familjen, në cilin vendos të botës ndodh që të arrestohen dy zyrtarë dhe buxheti i shtetit vijon paguan për skema e korruptimi dhe korrupsioni dhe e dini kush e paguan çmimin, ju qytetarët, korrupsionin e paguan qytetari. Kush mund të pranoj që një grusht njerëzish të kenë cdo gjë, ndërtime, porte dhe pjesa tjetër të ikë sepse në fakt thuhet se pushteti korrupton, ndoshta është frika për të humbur pushtetin, kanë frikë për t’iu përgjigjur opozitës. Projekti i Durrësit është korruptiv, ndaj ka një mundësi që është rezistenca. Më 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe, kush lejon që të vjedhë të marrë vulën”, tha Topalli.