Një djalë 16-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin turk të Kahramanmaras, 119 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi vendin dhe Sirinë.

Në skenat dramatike të shfaqura drejtpërdrejt në CNN Turk, Kamil Can u nxor nga rrënojat me një buzëqeshje në fytyrë. Ai dukej se ishte në gjendje të mirë.

Ekipet e shpëtimit thanë se ishin nxitur të kërkonin vendndodhjen pasi dëgjuan zërin e tij që vinte nga poshtë rrënojave. Kamilin e çuan me barelë tek të afërmit që prisnin, të cilët e pritën me lot gëzimi dhe puthje. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 24,218. Vetëm në Turqi kanë vdekur 20,665 persona ndërsa 3553 të tjerë kanë humbur jetën  nga tërmeti në Siri.

Kjo ka çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 24,218.  Ndërkohë, rreth 80,000 njerëz janë lënduar nga tërmeti që goditi rajonin.

Ndërkohë rreth 93,000 viktima janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personel janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu