30 familje ne lagjen “Mark Lula” te Shkodres, do te kene sherbimin e kanalizimeve te ujrave te bardha dhe te zeza. Investimi i Ujesjelles- Kanalizime Shkoder, realizohet pas rreth 30 viteve, ne nje zone qe iu bashkengjit qytetit pas vitit 1990. Inxhinieri Mysaret Myrtja thote se ky investim shmang perdorimin e gropave septike qe banoret kishin ne ate zone.

Dizneveli i kësaj zone me unazën lindore e ka bërë të pamundur lidhjen e kanalizimeve me kolektorin kryesor. Inxhinieri Myrtja shton se UKSH gjeti një zgjidhje tjetër duke bërë lidhje me rrugën “Vllaznimi” që ndodhet në krahun tjeter.

Banorët që për 30 vite qëndruan pa kanalizime ,thonë se kjo ndërhyrje e UKSH do ta zgjidh këtë problem që i shqetësonte prej kohësh.

Në një të ardhme të afert, të tjera lagje të Shkodrës të cilat kanë probleme të ngjashme do të jenë në fokusin e ndërmarrjes së Ujesjelles- Kanalizime Shkodër për të kthyer ne eficence te plote rrjetin e kanalizimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu