Partia Demokratike ka njoftuar sot policinë vendore Tiranë për mbajtjen e protestës të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 12:00.
Sipas njoftimit të selisë blu, në shesh pritet të jenë nga 80 mijë-100 mijë persona.
Foltorja do të vendoset në bulevard përballë Kryeministrisë.
Personat që do të flasin do të jenë drejtues të PD dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Do të jenë rreth 200 persona staf në mbarëvajtjen e protestës.
Sa i përket intinerarit të protestës, mësohet se ndalesat e protestuesve do të jenë gjithashtu edhe selia e Partisë Socialiste, si shenjë e selisë korruptive që qeveris vendin.
Ndërkaq mësohet se grupe protestuesish do zhvendosen edhe drejt Gjykatës së Tiranës, godina e cila pritet të vendosë edhe për fatin e Vulës së PD-së, nëse ajo do t’i njihetdemokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha, apo demokratëve të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili mban postin e drejtuesit të partisë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.
Gjithashtu, mësohet se të rinjtë e kësaj partie janë udhëzuar që të jenë më aktivët në protestë përmes thirrjeve dhe pankartave që do shpalosen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kommbit”.
Sa i përket fjalime që o të mbahen në foltoren që do të ngrihet poshtë zyrës së Edi Ramës, organizatorët ashtu si dhe në protestat e mëparshme kanë menduar që folësit të jenë pjesë e grupimeve të ndryshme shoqërore.
Po ashtu nuk do të mungojnë mesazhet edhe të krerëve të partive aleate të Partisë Demokratike në kampin opozitar.
Ndërkaq protesta pritet të kulmojë me fjalimin që do të mbajë kryedemokrati Sali Berisha, i cili nuk e ka fshehur qëllimin e kësaj proteste, që do të nisë të shtunën dhe do të mbyllet si revolucion deri në largimin përfundimtar nga qeverisja të Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste.
Përveç dorëheqjes nga vetë Rama, Opozita gjatë këtyre ditëve i ka kërkuar me forcë Prokurorisë së Posaçme që ashtu siç po ndodh në SHBA-, të nisë urgjentisht hetimi ndaj Edi Ramës dhe vartësve të tij që figurojnë në dosjen “më të madhe të korrupsionit ndërkombëtar të zhvilluar nga Shqipërisë në historinë e saj”, ku sipas Opozitës me qindra mijëra eurot e dhëna për të korruptuar ndërkombëtarët me qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare nga socialistët
Prej Javësh tashmë kryeministri shqiptar është vënë nën alkuzë pas shpërthimit të skandalit nbë Amerikë, me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, me akuzën e korrupsionit dhe spiunazhit për llogari të Rusisë.
Në dosjen “McGonigal” raportohen edhe për takimet që ish-spiuni amerikan ka zhvilluar me kryeministrin Rama dhe një pjesë të madhe të anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar dhe jo vetëm si në SHBA ashtu dhe në Shqipëri.
Ndërkaq këtë të enjte për këtë çështje pritet të zyrtarizohet dhe nisja e një hetimi nga vetë Kongresi Amerikan, anëtarët e të cilit kanë shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së këtij mega-skandali.