Qytetarët e Lombardisë, rajoni më i madh dhe ekonomikisht më i zhvilluar i Italisë, do të votojnë në datat 12 dhe 13 Shkurt 2023 për të zgjedhur Parlamentin dhe Presidentin e ri të Rajonit të tyre. Mes kandidatëve për Këshillin (parlamentin) Rajonal tëLombardisë spikat emri i Vasenka Rangu Lekës, eksperte e njohur ligjore në vendin fqinj.

E lindur në Shkodër në një familje me tradita, mbesë e kardinalit të parë shqiptar Mikel Koliqi, znj. Rangu është transferuar nëmoshë të re në Itali ku ka kryer studimet për drejtësi në Universitetin e Bergamos, duke u specializuar në fushën e të drejtës së emigracionit.

Aktualisht drejtuese e një studjoje ligjore mjaft të njohur e të afirmuar në Milano, ajo ka bashkëpunuar ndër vite me institucione të rëndësishme publike e private në Itali si organizata e madhe ACLI, Bashkia e Milanos, Fondazione Verga, Banka Europjane për Zhvillim, etj. 

Vasenka Rangu Leka është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali (www.centroalbanese.it), një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare në nivel europjan. Ajo ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Itali. Nisma që janë realizuar shpesh në bashkëpunim me intelektualë e artistë të spikatur bashkëkohorë shqiptarë, sishkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones e Ornela Vorpsi, autorët Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka e Ben Blushi, por edhe Visar Zhiti, Arben Dedja e Gazmend Kapllani, kineastët Dhimitër Anagnosti, Bujar Alimani e Gjergj Xhuvani, artistet e ekranit Roza Anagnosti, Elvira Diamanti e Rajmonda Bulku, e mjaft personalitete të tjera nga shumë fusha të artit e të kulturës. 

Aktiviste e angazhuar e bashkësisë së madhe shqiptare në Itali, gjatë vitit 2022 ajo ka koordinuar bashkëpunimet e Qendrës Shqiptare me shtëpitë botuese Einaudi (grupi Mondadori), Feltrinelli dhe DelVecchio Editore për promovimin në Itali tëveprave të reja letrare të Anilda Ibrahimit, Lea Ypit dhe Gazmend Kapllanit, si edhe ka organizuar pjesëmarrjen në tre panaire tëmëdha si “Panairi Ndërkombëtar i Librit”, panairi i ushqimit “Slow Food – Terra Madre” dhe “Fa La Cosa Giusta”, panairi mëi madh italian i zhvillimit të qëndrueshëm.  

E parreshtuar më parë politikisht, znj. Rangu është zgjedhur si përfaqësuese e shoqërisë civile të Milanos nga kandidatja për presidencën e Rajonit të Lombardisë Letizia Moratti, një prej figurave publike më të njohura e më të spikatura të Italisë, ish-ministre e arsimit në qeverinë Berluskoni, ish-kryetare e Bashkisësë Milanos dhe pjesëtare e familjes së njohur milaneze, që për shumë vite ka patur në pronësi, ndër të tjera edhe klubin e futbollit Inter. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu