Ballina Bota Shkoi në Port për të grabitur 60 kg kokainë, në pranga 37...

Shkoi në Port për të grabitur 60 kg kokainë, në pranga 37 vjeçari shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar ndërsa po merrte një sasi droge në një kontajner të mbërritur nga Amerika Latine në portin e Savonës.

Shqiptar 37 vjeç me banim në Milano, kishte mundur të hyj në mënyrë abuzive brenda portit të Savonës dhe është identifikuar ndërsa po tërhiqte nga kontejneri 60 kg kokainë e konfeksionuar në 50 pako.

Kontejneri kishte mbërritur me anijen “Victoria L”, nga Ekuadari e transportonte banane,

Përmes operacionit të analizës së riskut është seleksionuar për t’u kontrulluar nga ekspertët e antidrogës.

Gjatë vëzhgimit të kontejnerit është identifikuar shtetasi shqiptar ndërsa kishte hyrë fshehurazi në brendësi të Portit dhe është kapur ndërsa tentonte të tërhiqte sasinë e drogës.

Gjatë arrestimit i është gjetur në trup një pistoletë e mbushur me 13 fishekë, një radio transmetuese e mjete për të hapur me forcë derën e kontejnerit me drogë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks