Interi dominon dhe e bën shumë më të vështirë për Milanin që regjistron një tjetër humbje, këtë herë në derbi, andej nga ku disa muaj më parë nisi gjithçka për titullin kuqezi.

Lautaro Martinez, 7 gola në përballjet e Milanos, 1 të vetëm mbrëmjen e së dielës dhe Interi rikthehet në vendin e dytë me 12 pikë më pak se Napoli dhe në rrugë të mbarë për të ruajtur këto pozita.

Një tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje për Martinez, njeriu që shërbeu si frymëzim për zikaltërit të cilët me përjashtim të 10 apo 15 minutave në pjesën e dytë, dominuan kushërinjtë nga i njëjti qytet duke zgjatur hijet e largimit për Stefano Piolin, vetëm me një një fitore në vitin 2023.

Milani largohet edhe më shumë nga zona Champions pasi regjistroi humbjen e tretë rresht në kampionat dhe llogaritur atë të Superkupës, bëhen 4 golat e pësuar dhe asnjë i shënuar ndaj Interit në vetëm dy javë.

Asnjë fitore në 8 ndeshjet e funditpër kuqezinjtë, ndërsa Inter i jep vazhdimësi sezonit duke mbajtur të gjallë edhe atë fije shprese për titullin pas 2 javëve kampionat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu