Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim online me qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Teksa iu përgjigjet pyetjeve të tyre, Berisha e cilësoi të dështuar reformën në drejtësi, ndërsa paralajmëroi ndërhyrjen tek ajo përmes një referendumi.

“Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë. Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme.

Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare”, u shpreh kreu i demokratëve.

Ndërkaq, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është armik i egër i votës, ndaj tha ai, e gjithë beteja opozitës është largimi i tij nga pushteti.

“Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri.

Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, deklaroi kreu i PD-së Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu