Siç e ka dëshmuar në këto 14 vite, edhe 2023-shin e nisi me sukses. Atletika shkodrane fitoi kampionatin individual dimëror, duke treguar edhe njëherë tjetër se mbetet e pakonkurueshme në rang kombëtar. Për këtë sukses, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ju rezervoi stafit drejtues dhe atletëve një pritje në zyrën e tij, ku përveç përgëzimeve, ju ofroi mbështetjen maksimale të institucionit që drejton, me objektivin e vetëm që atletika të vijojë të jetë një prej krenarive të Shkodrës.

Spahia gjithashtu kërkoi që aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvillohen në këtë qytet, pasi mbështetja do të jetë e garantuar, për vetë vlerat që përcjell atletika dhe ekipi kuqeblu.
Trofe, medalje dhe rekorde të thyera vit pas viti, atletika shkodrane ka dëshmuar se vijon të mbetet sporti i sukseseve për Shkodrën dhe sport klub Vllazninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu