Vllaznia- Bylis eshte sfida e kthimit e turit te dyte te Kupes se Shqiperise qe do te luhet neser ne ora 13.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Pavaresisht humbjes 0-2 ne sfiden e pare, ballshiotet jane shprehur se per ta ende asgje nuk ka perfunduar.

Nderkohe, i pyetur ne lidhje me kete gje, trajneri i Vllaznise Mirel Josa ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur se vertete asgje nuk ka perfunduar.

“Edhe ne po te ishim ne pozitat e Bylisit do te thonim se asgje nuk ka perfunduar dhe do kishim pretendimet tona. Ne futboll asnjehere nuk mund te thuash se ke siguruar diçka pa perfunduar ndeshja. Ne jemi te vetedijshem se jemi te favorizuar nga rezultati i ndeshjes se pare por kjo nuk mjafton.

Duhet ta pergatisim shume seriozisht kete sfide te kthimit. Kam disa dilema sa i takon formacionit sepse deshira eshte per te lene pushim disa prej titullareve qe kane marre shume ngarkesa gjate kesaj periudhe dhe po ashtu kemi edhe disa lojtare qe vijne nga demtimet dhe duhet te jemi shume te kujdesshem me to.

Duhet te jemi shume te kujdesshem. E rendesishme eshte qe te kualifikohemi per ne turin tjeter dhe me pas te mendojme pastaj per sfiden e kampionatit me Kukesin”- eshte shprehur tekniku Josa. Lidhur me futbollistin Aralica, trajneri deklaroi se ate nuk e llogarit me.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu