Ballina Politike Zgjedhjet e datës 14 Maj 2023 – Miratohen karakteristikat e fletës së votimit

Zgjedhjet e datës 14 Maj 2023 – Miratohen karakteristikat e fletës së votimit

Komisioni Rregullator në seancën e sotme publike shqyrtoidhe miratoi me 5 vota pro projektvendimin përkarakteristikat teknike të fletëve të votimit që do të përdorennë zgjedhjet e datës 14 Maj 2023. 

Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore zgjedhësivoton me dy fleta votimi me formë të njëjtë dhe me ngjyratë ndryshme, një për kryetarin e njësisë së qeverisjesvendore dhe një për këshillin e bashkisë.

Fletët e votimit do të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi oseelemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elementesigurie. 

Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve qëidentifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë(barcode).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks