Nësë palët politike do të bien dakord me propozimin e KQZ, në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2023, në bashkinë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe Korçës qytetarët do të votojnë në mënyrë elektronike ndërsa rezultati do të dal pas përfundimit të procesit të votimit.
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku tregon për RTV ORA se këto bashki përfshijnë gjysmën e qendrave të votimit në të gjithë vendin.
“Ambicia jonë është shtrija të shkojë deri në gjysmën e qendrave të votimit aktuale.”
Duke marrë shkas nga sulmet kibernetike ndaj portaleve qeveritare dhe së fundmi në sistemin tim, a mund të jetë teknologjia në zgjedhje një objektiv për hakerat për të marrë të dhënat e votuesve si dhe për të ndërhyrë në rezultat.
“Rreziku me këtë problem është zero, sepse identifikimi dhe votim numërimi nuk është i lidhur me rrjetit, por është offline dhe nuk ka mundësi ndërhyrje nga palët e treta.”
Me implementimin e votimit elektronik edhe në 7 bashki të tjera, KQZ do t’i duhet t’i kërkojë qeverisë para shtesë për të blerë pajisjet që do të bëjnë të mundur këtë proces.
“Rreth 2600 qendra votimi kostoja e parashikuar është 26 milionë dollarë.”
Për Pelinkun teknologjia ka frenuar problematikat gjatë procesit zyrtar të votimit, por sipas saj nuk shmang të gjitha ndërhyrjet e mundshme në zgjedhje.
“Mundësitë dhe hapësirat ku ky vullnet mund të deformohet nuk janë vetëm qendrat e votimit.”