Vllaznia ndalet në Ballsh nga një humbje që mund të peshojë shumë në sezonin e shkodranëve të cilët i japin fund serisë prej 4 fitoresh rresht. Bylis mjaftohet me një gol për të kaluar shkodranët që zhgënjyen në fushën mallakastriote dhe konfirmojnë se janë ende një skuadër në ndërtim që pikën më të dobët vazhdon të ketë mungesën e vazhdimësisë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola ndërsa në të 58-ën, Soza zhbllokoi ndeshjen pas asistit të Damçeskit. Fitore që e shkëput përkohësisht nga vendi i parafundit skuadrën e trajnerit Naxhi Shensoji që u rikthye për herë të tretë në stol vetëm pak ditë më parë.