Nje furgon pasagjeresh ka rene ne kanalin e fildanes prane Ures se Cenit ne Lezhe, po fatmirsisht pa shkaktuar te lenduar. Ngjarja eshte regjistruar prane tregut te Lezhes dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar te vendose mjetin ne frena i cili me pas ka rreshqitur duke rene ne uje.

Policia mberriti menjehere ne vendngjarje, ndersa po punohet per nxjerrjen e tij nga uji. Furgoni ka rene ne momentin qe eshte parkuar ne afersi te tregut ku ndodhet edhe nje parking i vogel ku qendrojne mjetet e transportit publik.

Lezhë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.

Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.

Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu