Një person është arrestuar ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi në banesën e tyre katër katëshe në Shijak në katin e tretë dhe të katërt kultivoheshin bimë narkotike me llampa.
Në një ambjent të shtëpisë me mur të dyfishtë u gjet dhe arsenal armësh.
“Në përmbushje të detyrave të përcaktuara për planin e masave dhe në vijim të operacioneve të siguruara më parë se në një banesë në fshatin Sallmone Shijak kultivoheshin bimë narkotike me llampa dhe fshihej një arsenal armësh i poseduar nga grupe kriminale u finalizua operacioni “Krahët e Krimit”,” njoftoi policia.
Si rezultat i tij në fshatin Sallmone u zbulua një banesë 4 katërshe në pronësi të vëllezërve S.K dhe F.K.
Kati i tretë dhe i katërt ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llampave.
Gjatë kontrollit u gjetën: 444 bimë narkotike, 220 llampa.
Në një ambjent me mur të dyfishtë në këtë banesë u gjetën: 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik sharrës, granata dore, një jelek antiplumb, një dylbi, municion luftarak e krehër të ndryshëm.