Ndahet nga jeta ne moshen 82 vjecare ish portjeri i Vllaznise, Zija Dani, njeriu i cili e mbrojti atë me sukses në vitet ’60. I datëlindjes 1941 ai do të merrej me futboll dhe zgjedh portën. Luan me të rinjtë e vllaznisë fillimisht dhe më pas, në vitin 1961 do të kalonte në ekipin e parë, aty ku do të luante deri në vitin 1968. Gjatë kësaj periudhe vetëm në dy sezone alternatohet me Paulin Ndojën ndërsa pjesën tjetër është gjithnjë titullar në portën kuqeblu.
Vendos ta mbyll herët karrierën, vetëm 27 vjeç kur ndoshta kishte ende për t’i dhënë futbollit shkodran, megjithatë ka lënë pas një emër të mirë. Ka qenë pjesë e Vllaznisë në ndeshjet që ekipi shkodran ka luajtur ato vite në Kupën Ballkanike. Si pjesë e historisë së kësaj skuadre, padyshim që ka vendin e tij në librin e artë të futbollit shkodran dhe që meriton respekt për atë çfarë i ka dhënë atij.