Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar se pse gjatë këtyre ditëve ku Shqipëria është përfshirë nga moti i keq janë shënuar rëshqitje të gurëve dhe dherave në rrugët e vendit.

Nga foltorja e selisë blu, Berisha tha se kjo ka ardhur nga vjedhja masive në ndërtimin e rrugëve, urave dhe skarpateve.

Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës, që u përmbytën nga digat, duhet të kesh logjikën e harbutit, të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe Nënshkodra nuk u përmbytën nga kaskada.
Vetëm e vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga diga.
Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë, dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini. Shkoni e shihni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune, se si i mori shiu i parë.
Në Rehovë, një zonjë shtëpie, bashkëshorte, nënë, motër, 50 vjeçare, humbi jetën në përroin e Tomorricës për shkak të urës së rrënuar.
Për këtë qeveri, shqiptarët nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për vjedhjen e taksave të tyre.
Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe nuk ishte ajo natyrore, por qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës ndaj kësaj fatkeqësie.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu