Ballina Analiza dhe Komente THETHI i izoluar ndërsa tunelet e qeverisë, dëshmi e abuzimit me paratë...

THETHI i izoluar ndërsa tunelet e qeverisë, dëshmi e abuzimit me paratë publike

Prej 3 ditesh zona turistike e Thethit eshte e izoluar. Bora dhe orteqet e rena e kane bere te pakalueshme rrugen nga Qafa e Thores ne drejtim te ketij fshati turistik, i cili do te duhej qe ne kete periudhe te ishte i mbushur me turiste vendas e te huaj. Por jo, Thethi eshte i destinuar te mbetet peng i bllokimit te rruges. Propaganda e qeverise shqiptare nuk ka vonuar te bjere, madje qe prej momentit te pare kur rruga e re u perfundua. Tunelet e famshme qe u ndertuan per te shmangur reniet e orteqeve dhe te tilla bllokime, rezultuan as me shume dhe as me pak, por thjesht ndertime te shkuara dem e pa asnje funksion. Para qe shteti i holli ne lum, edhe pse ne kete rast ne mal, sa per te shtuar betonin mes bukurive te natyres qe ofron kjo perle e Alepeve shqiptare. Kur rruga u prezantua si projekt, me te drejte specialistet e fushes dhe vete banoret e kundershtuan, por arroganca qeveritare qe kishte vendosur te shpenzonte miliona para, nuk pyeti per asgje. Propaganda me cdo forme e quante rrugen e re investimin qe nxjerr Thethin nga izolimi, por koha tregoi te kunderten. Sot banoret dhe turistet jane te privuar te shkojne ne Theth, ndersa qeveria ben sehir duke pare se si projektet 3D te saj “shkelqejne” ne terren! Askush nuk mban pergjegjesi per te tilla situata dhe aq me pak te pyese per demet qe shkaktohen, si ne ekonomine e zones, buxhetin e shtetit dhe vete imazhin turistik te Shqiperise! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks