Ballina Aktualitet Spahia publikon tjetër video nga dhuna e malazezëve ndaj shqiptarëve: Rama i...

Spahia publikon tjetër video nga dhuna e malazezëve ndaj shqiptarëve: Rama i “Open Balkan” mbyll sy e veshë

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve nga autoritetet malazeze në pikën kufitare të Murriqanit.

Spahia ka publikuar një video tjetër të dhunës ndërsa i bën thirrje shtetit shqiptar të reagojë.

Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare për dhunën në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në doganën e Muriqanit ndaj shtetasve shqiptarë.

E ndërsa heshtja mbetet kryefjalë e palës shqiptare dhe asaj malazeze, një tjetër video ka dalë në rrjetet sociale ku dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur.

Dhuna mbetet një akt i papranueshëm, prandaj e dënoj me forcë këtë sjellje të individëve që mbajnë uniformën e shtetit dhe sillen në mënyrë brutale me qytetarët, kur do të duhej të dëshmohej krejt e kundërta. Shteti shqiptar nuk ka asnjë arsye të mos reagojë, e aq më pak t’i trajtojë këto incidente me indiferentizëm sikur të mos ketë ndodhur asgjë. 

Në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë.

Në video dëgjohet një djalë shqiptar të thotë: Po më tregon burrni ai? Të ha dajak si qen endacak e të iki?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks