Ballina Aktualitet “Analizë e gjendjes së sigurisë”/ Presidenti Begaj thërret Këshillin e Sigurimit Kombëtar

“Analizë e gjendjes së sigurisë”/ Presidenti Begaj thërret Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti I Republikës, Bajram Begaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e cila pritet të zhvillohet më 23 janar në 14:00, pritet të analizojë gjendjen e sigurisë kombëtare në vend si edhe të diskutojë mbi prioritetet e vitit 2023

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.” thuhet në njoftimin shpërndarë mediave.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar si edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks