Ballina Analiza dhe Komente “Benet Beci tundohet të blejë vota me 100 euro që të bëhet...

“Benet Beci tundohet të blejë vota me 100 euro që të bëhet kryetar i bashkisë Shkodër”, denoncimi i JOQ

Partia Socialiste në Shkodër do të kandidojë për kryetar bashkie ish-kreun e KESH Benet Becin.

Kandidatura e këtij të fundit është zyrtarizuar sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Rilindjes Damian Gjiknuri. “Tërmeti” e cilëson Becin “një kandidaturë serioze”, e cila do t’i sjellë mavive fitoren në bastionin historik të demokratëve.

“Për Shkodrën është një moment shumë i mirë, kemi një kandidat shumë serioz. Benet Beci është deklaruar si kandidat për Shkodrën”,-u shpreh ai.

Benet Beci ka qenë prej disa vitesh i vendosur nga Rama në krye të KESH, institucionit që ka ngrënë më së shumti paratë e shqiptarëve me tendera me vlerë galopante e jo vetëm kaq. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare është institucioni përgjegjës për blerjen dhe shitjen e energjisë në treg, transaksioneve të miliarda lekëve të manovruara sipas dëshirës së ish-drejtor Becit, i cili është një prej titullarëve më të pasur në Shqipëri.

Pra drejtori i besuar i Ramës është caktuar të marrë frerët e PS në Shkodër, pas hedhjes së disa miliarda lekëve nga sponsorat që shkodranët i njohin mirë, Beci kërkon të fryjë buxhetin e tij personal këtë radhë duke mbledhur si HEC edhe taksat e qytetarëve të Shkodrës.

Edhe nëse sponsorat nuk hedhin para, Beci ka një reputacion të gjerë negativ në politikë që kur hodhi kandidaturën për deputet, pasi është kallëzuar në SPAK duke blerë vota me nga 100€ e duke i dhënë tendera energjie oligarkëve të Shkodrës që të fitojë terren në mënyrë që punonjësit e tyre të bindur ta votojnë.(Jeta Osh Qef)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks