Mësuesi i fiskulturës Kleanthi Laçi i dhunuar nga tre person është arrestuar nga policia pas kallëzimit nga një nxënëse e tij për ngacmim seksual.
Njëri prej personave që ka ushtruar dhunë ndaj tij është vëllai i nxënëses 13 vjeçare i cili dje u vetëdorëzua në polici duke treguar arsyet e aktit të tij.
“Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura,” njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.






