Ballina Aktualitet Çmontimi i kamerave në Shkodër, Berisha: ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin. Policia...

Çmontimi i kamerave në Shkodër, Berisha: ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin. Policia bën të paditurin ose bashkëpunon me krimin!

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të mosfunksionimit të shtetit. Ndërsa u ndal tek rasti i Shkodrës ku u ç’montuan 21 kamera të vendosura në shtylla elektrike nga grupe kriminale për të ndjekur lëvizjet e policisë, tha se qytetarët janë vendosur në Syrin e Cikllopit dhe se policia bën rolin  bashkëpunëtorit ose bën sikur nuk di gjë.

“Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës. Krimi vendos kudo.

Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit. 

Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera. Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar. Shkoni në Korçë, kudo, ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin dhe policia bën ose bashkëpunëtorin ose të paditurin. Denoncojnë në emër të PD mafien shtetërore si kërcënim për shqiptarët, Ballkanin dhe Eropën. Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë të pasigurisë. E shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit do të jetë alternativa  e PD dhe opozitës.”, ka thënë Berisha. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks