Shkodër 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  bënë ndalimin  me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në  Shkodër.  Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar  këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.  Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese  po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu