Ballina Aktualitet Përkujtohet demostrata e Shkodrës, 33 vjet nga kryengritja kundër regjimit komunist

Përkujtohet demostrata e Shkodrës, 33 vjet nga kryengritja kundër regjimit komunist

Shkodra përkujtoi 14 Janarin 1990, 33-vjetorin e të parës demostratë antikomuniste në Shqipëri.

Qytetarët e Shkodrës u ngritën në mënyrë spontane në protestë kundër regjimit komunist.

Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalë në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit, por policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën.

Zemërimi i regjimit në grahmat e fundit ra mbi dhjetëra protestues, të cilët u arrestuan dhe u dhunuan barbarisht në burgje.

Sipas të pranishmëve, demorkatët sot një tjetër regjim kërcënon vendin dhe Shkodra duhet të jetë gati për ti dhënë përgjigjen e merituar .

“Vetëm e vërteta do na bëjë njerëz krejtësisht të lirë. Të mbrojmë gjakun e pafajshëm të shqiptarëve që nga Shkodra mban vendin e parë për rezistencë,” tha Gjergj Livadhi, organizator i demostratës .

“Sot kemi pasardhësit e tyre që me po të njëjtat metoda pak më të kamufluara zbatojnë të njëjtën linjë mendimi, organizimi politik,” tha Bardh Spahia, kryetar i bashkisë Shkodër.

Për drejtuesin e Këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka, 14 Maji është sfida e madhe që ka Shkodra e Shqipëria.

“Prandaj sot ne që jemi këtu të gjithë shkodranëve pavarësisht pakënaqësive që kanë me njëri-tjetrin na takon të jemi bashkë. Nuk kemi betejë të lehtë në 14 maj. Nuk është betejë për Bahskinë Shkodrës, është më e madhe. Nga Shkodra duhet të fillojë përmbysja e komunizmit dhe diktaturës së re,”tha ai.

14 janari 1990 u përcoll me interes të lartë benda dhe jashtë Shqipërisë aso kohe, pasi hapi rrugë për revolta të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks