Ballina Sport Fitore me përmbysje/ Vllaznia hakmerret ndaj Partizanit, mposht kryesuesit e Superiores

Fitore me përmbysje/ Vllaznia hakmerret ndaj Partizanit, mposht kryesuesit e Superiores

 Partizani është mposhtur 1-2 nga Vllaznia në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Pjesa e parë foli në favor të shkdoranëve që ishin më këmbëngulës, por pa mundur të konkretizojnë si duhet rastet. Ndërsa në të dytën të kuqtë arritën të kalonin në avantazh me Maguette. Afrikani pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin, por nuk u tregua i saktë para portës së Zogoviç. E pikërisht në momentin më të mirë të kryeqytetasve, Fjoart Jonuzi barazoi rezultatin me një goditje të bukur jashtë zone. Atëherë kur nuk pritej, Vllaznia realizoi edhe golin e dytë me Mehdi Çobën duke marrë 3 pikë të arta në kryeqytetPas kësaj ndeshje, Partizani mbetet në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Tirana ndjekëse. Ndërsa Vllaznia ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 25 pikë. Një hakmarrje e ftohtë kjo e shkodranëve që përsërisin sfidën e të kuqve në Shkodër, të cilët përmbysën avantazhin e përkohshëm të Vllaznisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks